Ajo që nuk u pa pas fotos/ Takimi Rama – Albin Kurti shkoi shumë keq

Ajo që nuk u pa pas fotos/ Takimi Rama – Albin Kurti shkoi shumë keq

Takimi më i vështirë i Edi Ramës në Prishtinë (pas Ramush Haradinajt që as nuk denjoi ta presë) ka qenë ai me Albin Kurtin. Dhe kjo jo vetëm për faktin se ndryshe nga liderët e tjerë Albini nuk doli ta presë në hyrjen e selisë së Vetëvendosjes. Lapsi.al ka mësuar se për të gjitha temat që janë hapur Rama dhe Kurti nuk kanë pasur ide të njëjta. Në Vetëvendosje nuk ka të njëjtin sensibilitet për nevojën e një uniteti të forcave politike në Kosovë, për disa akuza që ende nuk janë zyrtarizuar.

Që gjithçka në takimin e tyre nuk ka vajtur mirë u pa edhe nga konferenca për shtyp e kryeministrit shqiptar. Pa folur drejtpërdrejt ai ka përdorur slloganin e njohur të Vetëvendosjes për të bërë një paralelizëm. “Kush mendon se me këtë akuzë Hadriut dhe Hashimit i “ERDHI DITA” më kujton at Gjergj Fishtën që thoshte se shqiptarët janë ashtu siç i do armiku”, luajti Rama me fjalët.

Pra duket se mëria ka qenë më e thellë sesa ajo që paraqitën me foto disa portale, ku Rama dukej se nxinte në fytyrë, aq sa ai e krahasoi Albinin me një shqiptar sipas asaj që do hasmi.

©Lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *