Pak zyrtarë të hetuar dhe të dènuar, ndërkombëtarët japin alarmin

Pak zyrtarë të hetuar dhe të dènuar, ndërkombëtarët japin alarmin

Korrupsioni i zyrtarëve është kryefjalë e të gjithë ndërkombëtarëve që janë në Shqipëri me misione të ndryshme. Është çështja e ditës e të gjitha institucioneve europiane që e shohin vendin tonë dhe e mbajnë nën vëzhgim deri në bindjen, se duhet të fitojë hapjen e negociatave.

Por pavarësisht zhurmës, rastet e zyrtarëve që kanë përfunduar sit ë hetuar, apo të pandehur numërohen me gishtat e njërës dorë dhe niveli i tyre është i kategorisë së dytë.

Lufta kundër korrupsionit është e lidhur ngushtësisht me luftën kundër krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe terrorizmit, gjë që kërkon një bashkëpunim të thelluar mes agjencive të zbatimit të ligjit dhe atyre të inteligjencës.

Për të arritur këtë objektiv strategjik, kërkohet parandalimi dhe reduktimi progresiv i korrupsionit, forcimi i integritetit te policisë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, rritja e indikatorëve në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet fuqizimit të kapaciteteve të hetimit te korrupsionit dhe evidentimit e dokumentimit sa më efektiv të hetimeve për korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *