Olsi tregon si është zéñé me të dâšhurên për klipin

Olsi tregon si është zéñé me të dâšhurên për klipin

Aktori i njohur i humorit tha se për momentin nuk bashkëjetojnë por me realizmin e projekteve që kanë do ndërmarrin këtë hap.

“Nuk bashkëjetojmë. Herë pas herë qëndrojmë tek shtëpia ime ku jetoj me familjen. Jemi drejt asaj rrugë. Egli po merret me projektet e veta dhe unë jam shumë i angazhuar me projektet e mia. Nëse projektet do ecin mbarë sigurisht do vazhdojë edhe bashkëjetesa, martesa, çfarë janë të gjitha këto, kalamajtë. Çdokush që ka një lidhje nëse nuk ecën me këto hapa për çfarë rrinë bashkë, absolutisht,”– tha ai në emisionin “Wake Up”.

Olsi u shpreh se ajo nuk është fare xheloze. Madje gjatë xhirimeve të klipit të tij të fundit, ai tha se janë pasi kishte një kërcim me një modele të bukur dhe Egli e kritikoi që nuk po e prekte shumë.

“Nuk është fare xheloze. Jemi zënë shumë gjatë xhirimeve të klipit të ri “Diablo”. Kisha një modele, ishte shumë e bukur dhe protagonistja e klipit. Me të kisha një kërcim dhe Eglit i iku truri që nuk e prekja. I thashë: “Po thuaj mi gocë se e prek unë gjithë ditën”… pastaj u pendua se në dublën tjetër me tha me terezi, qetësohu. Donte të isha komod. Pastaj pas fjalëve të saj isha komod,”- u shpreh aktori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *