DOKUMENTI/ Rama firmos tërheqjen nga padia ndaj Ramush Haradinajt

DOKUMENTI/ Rama firmos tërheqjen nga padia ndaj Ramush Haradinajt

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar tërheqjen nga padia ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinajt.

Dokumenti mban datën e sotme dhe firmën e kreut të qeverisë shqiptare.

Rama paralajmëroi se do të tërhiqte padinë për shpifje që kishte bërë ndaj Haradinajt, duke deklaruar se ka më shumë gjëra që i bashkojnë sa sa i ndajnë.

Rama e paditi Haradinajn në janar të këtij viti për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit kishte bërë se po tenton të shkëmbejë territore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *