“Demokratët në Parlament krijojnë parti të re, lançohet në shtator”, Halit Valteri zbulon planin: Ja kush na e dha garancinë

“Demokratët në Parlament krijojnë parti të re, lançohet në shtator”, Halit Valteri zbulon planin: Ja kush na e dha garancinë

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator, pasi sipas tij kanë kontakt me bazën dhe votuesit.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Valteri tha se 11 deputetët e grupit parlamenter demokrat janë ish-funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish-kryetarët e PD që Basha i nxori jashtë listave.

“Keni parë marrëveshjen e 17 majit. Jemi produkt i asaj marrëveshjeje. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është as për Halitin, as për Andin. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, është popullore. Nuk e di pse i trembet Basha, Rama dhe Kryemadhi. 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat, kanë qenë funksionarë në PD, të ardhur nga baza e PD. Kanë kontakte me bazën dhe votuesit. Kanë kontaktuar me ish- kryetarët e PD. Punojnë çdo ditë me strukturat. Do ketë parti tjetër. Do lançohet në shtator”, tha Valteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *