Aktori turk i bën Almedës dhuratën me çmim marramendës, ja sa ka shpenzuar për partneren e tij

Aktori turk i bën Almedës dhuratën me çmim marramendës, ja sa ka shpenzuar për partneren e tij

Missi shqiptar Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave shqiptare, por edhe atyre turke.Mediat turke kanë bërë me dije se aktori ka bërë disa blerje të fuqishme së fundmi, duke i bërë edhe një dhuratë luksoze partneres së tij, Almedës.

Mësohet se Tolga ka shpenzuar rreth 3 milion lira turke për dy makina xhip të modelit të fundit. Njërën prej tyre, e cila kushton 1 milion e 700 lira turke, ai ia ka bërë dhuratë partneres.

Për më tepër, targat e makinës janë të personalizuara pasi mbajnë tre shkronjat e tyre, Tolgës, Almedës dhe të birit Efehan.Ky nuk është shpenzimi më i majmë që Tolga ka bërë, kujtojmë se pas martesës, aktori bleu një vilë luksoze në Turqi, e cila i kushtoi 8 milion lira turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *