Vetëdrejtimi moment i rëndësishëm në karierën e Oficerit të Marinës 01 korrik 2020

Vetëdrejtimi moment i rëndësishëm në karierën e Oficerit të Marinës 01 korrik 2020

Gjatë paradites në anijet e klasit Iliria në Portin e Durrësit u zhvillua testimi për vetëdrejtimin e anijes. Testimi u zhvillua në dy faza teorik dhe praktik. Në testim morën pjesë 8 oficer! Testimet u ndonjën nga Shefi i Shtabit të Forcës Detare kapiten i rangut të dytë Sabri Gjinollari dhe Shefi i Degës Operacioneve dhe Stërvitjes kapiten i rangut të parë Engjell Sinanaj. Testimi praktik u zhvillua në det duke zbatuar disa skenar ku u testuan aftësite e Komandantëve dhe efektivave për drejtimin e sigurt të anijes.

Skenarët që u zhvilluan ishin dhënie ndihme njeriu në det, drejtimi i anijes në kushte të avarive të ndryshme në anije, lufta kundra zjarrit dhe ujit, mbrojtja e afërt e anijes etj.

Prioritet i Forcës Detare/ Rojes Bregdetare është zbatimi i misionit të saj si dhe detyrat kryesore ku një rëndësi të veçant ka dhënia e ndihmës dhe shpëtimin i jetëve në det. Kjo merr edhe një rëndësi të veçantë gjatë sezonit turistik ku dhe fluksi i aktivitetit në det është në rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *