Ka humbur 25 kilogramë pa patur nevojë për ‘unazën e stomakut’, Fifi tregon sekretin e rënies në peshë

Ka humbur 25 kilogramë pa patur nevojë për ‘unazën e stomakut’, Fifi tregon sekretin e rënies në peshë

Këngëtarja Fifi i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me ndryshimin drastik në pamje. E ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, ajo ka zbuluar se ka humbur 25 kilogramë dhe nuk ka qenë baloni gastrik që ka vendosur më parë. Ajo tregon se baloni nuk pati asnjë efekt tek ajo dhe u detyrua ta heqë.

Fifi është shprehur se nëpërmjet qendrës së dobësimit dhe dietës ka arritur të heqë 25 kilogramët.

“Nuk e kam thënë asnjëherë, vetëm në rrjetet sociale por do e them. Vendosa balonën gastrike, dhe nuk më bëri as edhe një punë, fare. Kur e hoqa atë erdha në këtë gjendje. Bëj shaka! Mbajta dietë, bëra disa seanca tek një qendër dobësimi në Prishtinë. Më ndihmoi shumë, hoqa 9 kilogramë për 7 seanca. Do e vazhdoj prapë procedurën pasi të kthehem në Prishtinë, sepse tani jam ktej duke punuar për projektet që do të nxjerr.

Nuk do të thotë që ajo balona nuk ka ndiku te njerëzit e tjerë sepse shoku im ka heq 57 kg. Po tek unë nuk kryu punë, gjithsesi i kam nejt vetes gati, pakëz gojën e kam mshel, kam bo ushtrime, kam mbajt një dietë të lezetshme dhe kshu”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *