A do e padiste Haradinajn për shpifje? Ministri Majko i jep një goditje të fortë Ramës: Nuk diskutohet që jo1

A do e padiste Haradinajn për shpifje? Ministri Majko i jep një goditje të fortë Ramës: Nuk diskutohet që jo1

Ministri I diasporës Pandeli Majko ka analizuar në mënyrë shteruese aktualitetin politik në Kosovë, teksa ka komentuar edhe vizitën dy ditore të kryeministrit në Prishtinë.

Sipas tij, Kosova kishte shumë nevojë në këto momente për vizitën e anjë autoriteti të lartë nga Tirana pasi situata atje është shumë e ndërlikuar.

“Situata është shumë e komplikuar. Kosova është zhytur në një krizë institucionale. BE nuk e konsideron presidentin si pjesë e negociimit. E tillë është situata. Qeveria funksionon në bazë të votave të deputetëve serbë. Vizita e kryeministrit erdhi menjëherë pas kësaj situate. Gjëja më normale. Problemi e kishte të nevojshme vizitën e një autoriteti të lartë shqiptar. Ajo nxiti një funksionalitet të brendshëm të jetës politike pasi situata në Kosovë është e kontraktuar. Jam kundër asaj që thonë se Rama do të bashkonte palët, pasi as ai vetë nuk i beson“, tha Majko.

“As që diskutohet që jo“, ishte përgjigja e Majkos kur u pyet se nëse do të padiste Haradinaj për shpifje, njëlloj se si bëri kryeministri Rama, duke i dhënë këtij të fundit një shuplakë të fortë. @pamflet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *