Zyrtare:  Arthur Melo lë Barcelonën dhe vesh fanellën e Juves

Zyrtare: Arthur Melo lë Barcelonën dhe vesh fanellën e Juves

Sezoni 2020-2021, do ta gjejë Arthur Melo-n të veshur bardhë-e-zi. Braziliani nuk do të laujë më me ekipin e Barcelonës.

Lajmi u zyrtarizua duke parë se bilanci për sezonin 2019-2020 do të mbyllet në datën 30 qershor. Katalanasit kanë shpejtuar për të publikuar edhe shitjen e Arthur te “Zonja e Vjetë”.

Juventusi do t’i paguajë 72 milionë euro Barcelonës, plus 10 milion euro në bonus. Arthur ka luajtur 72 ndeshje blaugrana: 47 në La Liga, 10 në Kupën e Spanjës, 13 në Champions League dhe 1 në Superkupën e Spanjës.

Braziliani u ble nga Gremio për 31 milionë euro dhe bonuse në vitin 2018 dhe prej atëherë nuk ka bindur si titullar, por është parë si rezervë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *