Vrásja e Hekuran Billës, Gjykata jep vendimin për Adiola Lakrën, çfarë tha e reja në Gjykatë

Vrásja e Hekuran Billës, Gjykata jep vendimin për Adiola Lakrën, çfarë tha e reja në Gjykatë

jykata Penale e Tiranës ka dhënë masën e árrestit me bùrg për Adiola Lakrën, e cila dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën. Gjyqtari që ka dhënë vendimin është Lazer Sallaku.

Në dosjen e prokurorisë siguruar nga Fax News, Adiola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për t’a nxjerr në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor.

Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në èkzekutimin e 40-vjeçarit. Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin.

Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri.

Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin. Billa dhe Lakra janë takuar gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit pasi siç duket Billa ka patur frikë të lëviz në vende të tjera, për shkak kònfliktit për hakmarrje.

Vetë 26-vjeçarja është shfaqur e relaksuar në Gjykatë, madje nuk kanë munguar as momentet e të qeshurave, siç shihet në videot e mëposhtme siguruar nga Fax News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *