Kosova mund të rikthejë masat e izólimit në disa qytete

Kosova mund të rikthejë masat e izólimit në disa qytete

Shtimi i rasteve të të prekurve me Covid-19 në Kosovë mund të detyrojė qeverinë që të rikthejë masat e izolimit në disa qytete. Një mundësi të tillë e ka lënë të hapur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të hënën. Ai ka folur pas mbledhjes së Komitetit për Pandeminë.

“Jemi duke diskutuar për karantinën ku ka më së shumti raste. Duhet të rregullojmë pak më mirë ceremonitë mortore. Policia do të merr të gjitha autorizimet e nevojshme. Të gjitha resurset i kemi vënë në funksion”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se në mbledhje është diskutuar për gjendjen e krijuar. Kryeministri Hoti ka theksuar se nuk mund të lejohet që gjendja të dal jashtë kontrollit.

“Kemi 49 raste me fatalitet, Klinika Infektive është e stërmbushur, nuk ka më vende për njerëz. Janë duke u krijuar vende në klinika tjera. Masat janë të thjeshta, maskat, distanca dhe larja e duarve. Jemi të obliguar t’iu përmbahemi”, ka theksuar Hoti.

Kryeministri ka paralajmëruar veprime penale për personat që nuk iu përmbahen masave. Hoti ka treguar që aktualisht 113 persona janë të hospitalizuar, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë. 8 për qind e të prekurve nga COVID-19 janë mjekë.

“Situata është nën kontroll të brishtë dhe duhet të punojmë të gjithë për ta menaxhuar. Diskutuam për masat që do të marrim, duke filluar nga reduktimi i punësimit në institucione. Do të mbyllim të gjithë sektorët në departamentet ku ka raste. Duhet të kontrollohen, që personat e infektuar të mbesin të izoluar. Duhet të aktivizohen shtabet lokale nëpër komuna. Inspektorati sanitar do të marr masat ndëshkimore në rrugë, biznese e kudo. Inspektorët do të jenë 24 orë dhe nëse nuk mbani maskë do të dënoheni”, ka thënë kryeministri Hoti, që nuk e ka përjashtuar mundësinë e valës së dytë të infektimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *