Edi Rama takohet me Kryetarin e NISMA-s Fatmir Limaj

Edi Rama takohet me Kryetarin e NISMA-s Fatmir Limaj

Takimin e parë në Kosovë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me kryetarin e Partisë Nisma, Fatmir Limaj. Rama ka qenë i shoqëruar së bashku me Ministrinë e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ata janë pritur nga Limaj dhe zyrtarë të tjerë në selinë e partisë Nisma. “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrugëse speciale, që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e aku.zës publike pa akta.kuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, shkroi Rama në “Twitter” përpara nisjes së takimeve.

Sipas agjendës më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin. Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Takimi me Thaçin është parashikuar për në ora 18:50, pak para fjalimit të presidentit lidhur me akta.kuzën nga Prokurori Special në Hagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *