Pas fjáléve të mira për Granit Xhakën, trajneri i Arsenalit kërkon një tjetër Shqiptarè në ekip

Pas fjáléve të mira për Granit Xhakën, trajneri i Arsenalit kërkon një tjetër Shqiptarè në ekip

Pas 3 sezonesh në kampionatin spanjoll me Levanten, mesfushori me orig.jinë shqiptare, por i lindur në Shkup, Enis Bardhi është gati për një tjetër hap të rëndësishëm në karr.ierën e tij futbollistike.

Kjo pasi sipas mediave angleze, paraqitjet e mira të 25-vjeçarit kanë rënë në sy të trajnerit të Arsenalit Mikel Arteta, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta transferojnë futbollistin e Maqedonisë së Veriut në Londër.

Klubi anglez duket se ka nisur zyrtarisht kontaktet me Levanten dhe është gati të bëjë një ofertë të kënaqshme ekono.mikisht për klubin spanjoll, që shpenzoi vetëm 1.35 milionë euro tre sezone më parë, për të marrë Bardhin nga hungarezët e Ujpestit.

Debutimin si profesionist Enis Bardhi e bëri te Prespa Birlik, ku luajti 10 ndeshje dhe shënoi 5 gola, ndërsa më pas u transferua te hungarezët e Ujpest, ku luajti për tre sezone dhe në 79 ndeshje, shënoi 19 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *