Këngëtarja Shqiptare śhpèrtheń ndaj Arjan Canit/ “Àńtíśhqiptar duhet thirrej nga Prókuróríà

Këngëtarja Shqiptare śhpèrtheń ndaj Arjan Canit/ “Àńtíśhqiptar duhet thirrej nga Prókuróríà

Në emisionin “Zonë e Lirë” drejtuesi i emisionit, Arjan Çani ka bërë një deklaratë shumë të fortë. Gjatë debatit në studio, moderatori Arian Çani tha se i gjithë Ballkani ka qenë helen. “Ballkani ka qenë i gjithi helen. Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, është shprehur Çani.

Pas kësaj deklarate ka patur shumë reagime në rrjetet sociale ku ndër to ka qenë dhe reagimi i këngëtare Rovena Stefa.

Nëpërmjet një postimi në Facebook këngëtarja shkruan se bojkoti ndaj emisionit të tij është minimalja që mund të bëhet, madje e ka quajtur mdoeratorin edhe antishqiptar.

Më tej këngëtarja shprehet se po të kishte shtet ky njeri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata.

“Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve grekë!”, shkruan Rovena në postimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *