“Xhaka ka shumë personalitet, një futbollist shembull për të gjithë!”

“Xhaka ka shumë personalitet, një futbollist shembull për të gjithë!”

Elozhe për Granit Xhakën. Mesfushori me origjinë shqiptare bëri një ndeshje të shkëlqyer për Arsenalin në takimin kundër Southampton në transfertë, takim që “Topçinjtë” e fituan pastër 0-2. Arteta i thuri elozhe Xhakës, duke thënë se 27 vjeçari është shembull për të gjithë futbollistët e tjerë.

“Ai është një futbollist me shumë personalitet”, tha fillimisht Arteta për mesfushorin shqiptar. “Xhaka është një person që nuk fshihet, ka parime të qarta dhe shumë vlera.

Të gjitha këto cilësi, i tregon ndeshje pas ndeshje ne fushën e lojës. Përkushtimi i tij është i shkëlqyer dhe është një shembull për të gjithë pjesën tjetër të skuadrës”, u shpreh strategu spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *