Pas Grenellit, Cakaj vijon takimet me figura të politikës së huaj në ShBA. Zbulon për çfarë diskutuan

Pas Grenellit, Cakaj vijon takimet me figura të politikës së huaj në ShBA. Zbulon për çfarë diskutuan

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka takuar sot figura të politikës së huaj në Uashington, me të cilët ka folur në detaje për domosdoshmërinë e plotësimit sa më shpejt të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropiane, si dhe për punën e përbashkët në kuadër të OSBE.

Detajet i sqaron në shkrimin në Facebook, ku thotë: “Në Uashington takuam edhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Folëm hollësisht për domosdoshmërinë e plotësimit sa më shpejt të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë!”

Një ditë më parë, Cakaj u prit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nga i Dërguari Special i Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori Richard Grenell. Diskutimi mes tyre u përqëndrua në rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.(

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *