Nisin fluturimet në aeroportin e Prishtinës, rregullat e forta

Nisin fluturimet në aeroportin e Prishtinës, rregullat e forta

Nga dita e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka rifilluar operimi i fluturimeve të rregullta.

Kjo si pasojë e vendimit të qeverisë të marrë një ditë më parë, që thoshte se nga data 28 qershor do të rihapet aeroporti i Prishtinës. Por pavarësisht kësaj, udhëtarët duhet që t’u përmbahen disa rregullave dhe rekomandimeve.

Njoftimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”:

“Me kënaqësi, ju informojmë se nga data 28 Qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.-Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com

-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.

-Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurt, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, po ashtu edhe në rrjetet sociale.

Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet!MIRESEVINI!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *