Meta luan futboll në plazh me çunat e Shën Pjetrit, ja momenti kur shënon gol (VIDEO)

Meta luan futboll në plazh me çunat e Shën Pjetrit, ja momenti kur shënon gol (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta e ka shijuar në maksimum këtë fundjavë. Të shtunën e kaloi në det, duke bërë një xhiro me pedalone, ndërsa të dielën e ka mbyllur me një ndeshje futbolli në breg të detit në Gjirin e Lalzit.

Përmes një videoje të postuar në Facebook, ai thotë se po e mbyll fundjavën me energji pozitive, ndërsa promovon frymën e ekipit. Meta shprehet se në një ndeshje futbolli është mirë kur shënon vetë, por më mirë akoma nëse shënojnë shokët.

“Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive.”, shkruan Meta në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *