La futbollin një vit më parë, Arjen Robben zyrtarizohet tek ekipi i ri

La futbollin një vit më parë, Arjen Robben zyrtarizohet tek ekipi i ri

Vetëm një vit më parë ai njoftoi largimin përgjithmonë nga futbolli duke u përshëndetur denjësisht siç i takonte një lojtari të kalibri të tij me tifozët e Bayer Munich, ekip në të cilin kaloi pothuajse 10 vjet.

Pas një sezoni të mrekullueshëm me bavarezët në vitin që lamë pas, hollandezi vari këpucët në gozhdë në moshën 35-vjeçare.

Sot, një vit më pas, duket se fusha e blertë i ka munguar lojtarit, sa që mori vendimin e papritur për t’iu kthyer edhe një herë futbollit të luajtur.

Ekipi i Groningen në Hollandë bëri zyrtare nënshkrimin e kontratës me Robben për vitin 2020-2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *