“Cakaj ‘gëlliti’ shkëmbimin e territoreve”, Tritan Shehu i përvishet ministrit: Duket si Pilati që me larjen e duarve fsheh provat e krímit

“Cakaj ‘gëlliti’ shkëmbimin e territoreve”, Tritan Shehu i përvishet ministrit: Duket si Pilati që me larjen e duarve fsheh provat e krímit

Mjeku Tritan Shehu ka reaguar disa minuta pas deklaratës së ministrit Gent Cakaj, i dërguari i Ramës që u takua me Grenellin dhe tha se nuk ka plane të fshehta për ndarje të Kosovës në marrëveshjen me Serbinë. Në një reagim në Facebook, Shehu e hodhi poshtë teorinë e tij duk thënë se e “gëlltit” shkëmbimin e territoreve dhe e konsideroi me Pilatin që me larjen e duarve fshihet provat e krímit.

Reagimi i plotë: Cakaj “gelltit” shkembimin e territoreve!
Zv Ministri Cakaj ne nje deklarate te sforcuar e te cuditeshme nga Ëashingtoni detyrohet te mohoje ate qe ai dhe shefat e tij shqipfoles e kishin promovuar, “shkembimin e territoreve Kosove – Serbi”.

Nje skilet i madh e detyroi kete zv minister te beje nje deklarate te tille, e ndryshme kjo katerciperisht nga cfare ai&co kishin pregatitur dhe e kundert me misionin qe ai kishte marre disa kohe me pare.
Tashme qe e verteta e atij kómploti antishqiptar u zbardh fale Z.Grenell dhe konseguences amerikane, nxitimi i i sotem i Z.Cakaj duket si Pilati me larjen e duar te tij per te fshehur provat e krímit.

Faxweb.al raportoi më parë se pas takimit me Ambasadorin Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Cakaj tha: “S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *