Babai suprizon moderatoren Arbana Osmani, përqafime dhe lot në studio

Babai suprizon moderatoren Arbana Osmani, përqafime dhe lot në studio

të mbrëmje rrugëtimit të programit “Dua të të bëj të lumtur” i erdhi fundi duke ulur siparin e sezonit të katërt dhe duke na lënë takim sezonin e ardhshëm.

Në çdo episod të fundit të emisionit, moderatorja Arbana Osmani i bën surpriza stafit të saj duke treguar video me momentet më gazmore të tyre dhe duke i dërguar nëpër udhëtime.

Këtë herë stafi i programit pa dijeninë e zonjës së shtëpisë, kishin sjellë në studio babain e Arbanës, zotin Demir Osmani.

Zoti Demir është një personazh i njohur dhe është shfaqur disa herë nëpër ekrane të ndryshme, por ishte hera e parë që ishte në të njëjtën studio televizive me vajzën e tij.
Moderatorja u shtang teksa pa babain e saj të futej në studio dhe jo personazhin që ajo priste.

Arbana rrëfeu se ishte hera e parë që ishte në një studio me babain e saj, por gjithashtu tha se kritikuesi i parë kishte qenë vetë ai. “Për mua ishte hera e parë që isha autore e një programi, pra kur nisa projektin e Dua të të bëj të lumtur, prisja që kritikat e para t’i merrja nga mami, por jo ishte vetë babai që më kritikoi duke më thënë se nuk e pëlqente programin,”- tha moderatorja.

Nga ana tjetër zoti Demir u shpreh se ishte krenar për arritjet e Arbanës dhe se ishte krenar që kishte një vajzë si moderatorja.

“Për mua është krenari që tashmë kur shkoj diku nuk më njohin më si Demiri, por si babai i Arbanës. Jam tepër i lumtur që ti je shndërruar në një model, prandaj të them vazhdo në këtë rrugë sepse kjo është rruga e duhur. Ti je ndryshe nga ne të gjithë, sepse jë bamirëse, prandaj jam shumë po shumë krenar për ty,”– u shpreh zoti Demir./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *