Të martohesh në internet

Të martohesh në internet

Për shkak të virusit, kinezët janë të detyruar të martohen në internet, pa shumë shpenzime për efektet speciale

Ata nuk kanë zhvilluar një ceremoni në kishë, me shampanjë dhe as banket me 200 të ftuar, por e gjejnë njëri-tjetrin me mijëra spektatorë në internet.

Për shkak të virusit, kinezët janë të detyruar të martohen në internet, pa shumë shpenzime për efektet speciale.

Në mbarë botën, epidemia e COVID-19 ka detyruar të dashuruarit të shtyjnë dasmën ose të martohen në grupe shumë të vogla.

Por në një vend aq të populluar dhe të lidhur sa Kina, çiftet e fejuara nuk hezitojnë të ftojnë dhjetëra mijëra të ftuar për të ndjekur ceremoninë në internet, transmeton ATSH.

Kjo është ajo që bëri Ma Jialun dhe gruaja e tij e ardhshme Zhang Yitong. Çifti ftoi më shumë se 100 000 njerëz të panjohur për të ndjekur ditën më të lumtur të jetës së tyre në kohë reale në faqen online “video Bilibili”, përcjell albinfo.ch.

“Në depresionin epidemik, ishte mirë të mund të ndanim lumturinë tonë me shumë njerëz, përfshirë këtu dhe përdoruesit e panjohur të internetit”, theksoi Ma Jialun.

Për të një fillim të mbarë në jetë, të dashuruarit fituan “pëlqime”, urime, dhurata dhe madje edhe “zarfe të kuqe” tradicionale virtuale, domethënë para.

Në vend, vetëm 10 persona ishin fizikisht të pranishëm për të dëgjuar çiftin të thoshin “po” gjatë ceremonisë që u zhvillua në 1 maj në Hangzhou. /albainfo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *