“Të dua ty dhe…” Pas disseve, Mozzik i bën super dedikim Loredanës?

“Të dua ty dhe…” Pas disseve, Mozzik i bën super dedikim Loredanës?

Reperi Mozzik ka ngritur dyshimet se zénkat me Loredanën kanë përfunduar. Projekti i fundit muzikor mban titullin “Madonna” ku paraqitet një vajzë bjonde me sy të zeza, po ashtu si ish-partnerja e tij, me të cilën gëzon një vajzë. Në tekstin muzikor duket se çdo gjë i dedikohet asaj, pasi nxjerr në pah faktin që është nënë besnike të cilës “nuk ia ndjen për asgjë”.

Kjo është ajo çka shohim në postimet e Loredanës shpesh herë në rrjete sociale, e cila nuk heziton të tregojë foto teksa kujdeset për të bijën, por nuk e le pas anën e saj si “gángstere e lindur”. Edhe këtë nuk harron ta përmendë Mozziku pasi ndër rreshta këndon: “Ajo hin ku dush per mu ajo shtin. Nuk ja blej álltin (ármën) se sdihet edhe bon”.

Ndërsa në një pjesë të tekstit thotë “ajo m’zhvesh edhe m’lan”, teksa përmend edhe faktin që asaj i pëlqen të konsumojë lëndë nárkotike dhe álkool. Në fund të këngës, Mozzik kujton fillimet e tij me Loredanën, kur u njohën në Instagram si dhe shton dyshimet se mund të bëhen sërish prindër, por më pas e kthen “pllakën”.

“Hini nfilma tha kom qef me pas me ty dy djem, ja ktheva zemër krejt qeta që po tshkruj në Instagram”, thotë në përfundim. Kjo i jep një tjetër këndvështrim të gjithë këngës duke shtuar sërish spekulimet se flet me meshkuj të tjerë në rrjete sociale. Dhe në fund duket se e thùmbon hapur duke thënë “Të dua ty dhe paratë”.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund romancës para disa muajsh. Në deklaratat e tij publike, reperi la të nënkuptohet se ish-it të tij i interesonin më shumë paratë dhe muzika, si dhe qarkulluan fjalë se ajo e ka trádhtuar. Së fundmi, Loredana është parë shpesh pranë reperit Zuna, por ka mohuar të ketë lindur një romancë mes tyre.(

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *