“S’e pranoj që të vijë Vuçiç në Tiranë e të dalë garant për negociatat”, Bushati: Gabimi ynë strategjik, futja në një biletë me Serbinë

“S’e pranoj që të vijë Vuçiç në Tiranë e të dalë garant për negociatat”, Bushati: Gabimi ynë strategjik, futja në një biletë me Serbinë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pohoi se gabimi strategjik i Shqipërisë është fakti se nuk mund të jetë në një ‘biletë’ me Serbinë, sa i takon bisedimeve për anëtarësimin e saj në BE. I ftuar në ‘Real Story’, ai tha se, është e papranueshme që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të vijë në Tiranë dhe të dalë garant për negociatat e Shqipërisë për BE dhe të fliste me Macron.

Sipas Bushatit, Shqipëria nuk është në të njëjtin bosht me Serbinë, pasi është Kosova në mes.

“Ne nuk kemi të drejtë që t’i japim leksione Serbisë se kë do të zgjedhin president. Puna është se si e trajtojmë ne Serbinë. Kjo është çështje që më ka shqetësuar. Se pranoj dot se Vuçiç 20 vite pasi kanë rënë bombat e natës në Kosovë, që të vijë në Tiranë dhe të thotë që; “do të flas unë me Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë”. Ne mund të kemi një mijë probleme, por jemi liberalë në koncepte dhe të lirë. Shpirti ynë është evropian e mesdhetar.

Gabimi ynë strategjik, futja në një biletë me Serbinë. S’mund të kemi një bosht me Serbinë. Raporti jonë është me Greqinë dhe Italinë. kryeministri Rama ka bërë dhe deklarim më kurajoz në Serbi. S’ka qenë vizitë e lehtë. Kur flet Vuçiç, flet Serbia. në 2014-ën nuk firmosëm dot marrëveshjen e diplomave me Serbinë. Se kemi as sot. E di shumë mirë që Edi Rama ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me presidentin e Francës. Unë jam mësuar se presidenti italian apo ai grek, të jenë avokatë të Shqipërisë. S’janë më të njëjtën ton ata. S’dua të jem në biletën serbe, kjo është dhe për shkak të historikë. Nuk mund të zëvendësohen boshtet. Ne jemi më mesdhetar.”,- pohoi ish-ministin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *