Një ditë pasi e ‘nisi’ Rama drejt SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Cakaj takon Grenell: Nuk ka plane për…

Një ditë pasi e ‘nisi’ Rama drejt SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Cakaj takon Grenell: Nuk ka plane për…

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nga i Dërguari Special i Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori Richard Grenell.

Diskutimi u përqëndrua në rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!“ – theksoi Cakaj në një postim në facebook, sa i përket takimit të zhvilluar.

Cakaj, gjithashtu, zëshëm shprehu se pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *