Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet më 8 tetor

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet më 8 tetor

Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka zhvilluar mbledhjen e radhës përmes videokonferencës, ku mori disa vendime të rëndësishme në lidhje me formatin dhe kalendarin e garave të klubeve dhe të ekipeve kombëtare të UEFA-s.

Në këtë takim u vendos që ndeshjet gjysmëfinale të “play-off”-it në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Evropian të zhvillohen në tetor.

Kësisoj, Kosova ndeshjen e saj gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojë më 8 tetor, derisa në rast të kualifikimit në finale, atëherë më 12 nëntor do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi, njofton FFK.

Po ashtu UEFA vendosi që ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve 2020/21 të luhen në këto data 3/4/5 dhe 6/7/8 shtator; 10/11 dhe 13/14 Tetor; 14/15 dhe 17/18 nëntor 2020.

Ndërkohë, sa i përket garave të klubeve për edicionin e ri, UEFA vendosi që faza parakualifikuese në Ligën e Kampionëve të zhvillohet më 8 e 11 gusht, derisa faza parakualifikuese në Europa Ligë më 20 gusht, njofton FFK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *