Miratohet iláçi i parë për të trajtuar të infektuarit me Covid-19 në BE

Miratohet iláçi i parë për të trajtuar të infektuarit me Covid-19 në BE

Agjensia Europiane e Mjekësisë EMA ka rekomanduar aprovimin e iláçit antiviral të Gilead Science, Remdesivir, për të trajtuar pacientët me COVID-19 në vendet e BE. Ky është iláçi i pranë që rekomandohet për autorizim në Bashkimi Europian.

Miratimi për përdorimin e tij mund të vijë brenda një jave, tha komiteti. Remdesivir është i pari që zvogëloi kohën e qëndrimit në spítal për pacientët me simptoma të rénda, nga 15 ditë e shkurtoi në 11 ditë. Kujtojmë se ky trajtim u sugjerua edhe nga Presidneti i ShBA, Donald Trump.

Komiteti i EMA bëri të ditur se fillimisht ilaçi do të téstohet tek të rriturit dhe tek fëmijët mbi 12-vjeç që vuajnë nga pnéumonia. Të trajtuarit me këtë iláç janë shëruar 31% më shpejt se pacientët e trajtuar me iláçe neutrale.

Por çfarë është Remdesivir? Pengon një enzimë që ndihmon kopjimin e víruseve RNA (Acidit ribnukleik) dhe ka qenë e suksesshme kundër korónavirusit në testime laboratorike.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *