Deputeti  Hajrullah Çeku : UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë pastërtinë e saj, sepse është e pastër

Deputeti Hajrullah Çeku : UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë pastërtinë e saj, sepse është e pastër

UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë pastërtinë e saj, sepse është e pastër. Individë të caktuar mund të kenë nevojë të dëshmojnë pastërtinë e tyre. Por, cilido qoftë verdikti final për ta, lufta çlirimtare e popullit do të vazhdojë të mbetet e drejtë dhe e pastër.

Të barazosh UÇK-në me emra të përveçëm është njollosje e luftës çlirimtare dhe aspiratës së popullit shqiptar për liri. Fshehja e emrave të përveçëm pas UÇK-së është mveshje e krimeve eventuale individuale gjithë popullit shqiptar.

Përvetësimi dhe privatizimi i UÇK-së nga disa për të abuzuar me pasurinë e qytetarëve të Kosovës për mbi 20 vjet duhet të marrë fund. Shteti dhe e ardhmja jonë nuk mund të mbahen peng nga këta abuzues. Populli e bëri luftën çlirimtare për ta gëzuar shtetin e mirëqenien.

dhe jo për t’i pasuruar profiterët e luftës. Shoqëria jonë do të mbyllë procesin e çlirimit në momentin kur të këtillët do t’i marrin dënimet e merituara nga gjykatat në Kosovë për paratë që na i keqpërdorën dhe të ardhmen që na e rrezikuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *