Georgina i bën dedikim romantik Ronaldos gjatë pushimeve: E vetmja gjë që më pëlqen më shumë se ti ‘është’ ne

Georgina i bën dedikim romantik Ronaldos gjatë pushimeve: E vetmja gjë që më pëlqen më shumë se ti ‘është’ ne

Ata janë në një lidhje me njëri-tjetrin prej gati katër vitesh.

Dhe futbollisti, Cristiano Ronaldo, 35 vjeçar, dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez, 26 vjeçare, ndanë një ‘selfie’ me fansat e tyre në Instagram të enjten.

Çifti dukej se po shijonin rrezet e diellit në kuvertën e një jahti privat dhe Georgina dukej e bujshme në bikini, teksa tregonte linjat trupore, shkruan DailyMail.

Ronaldo tregoi fizikun e tij të shkëlqyer, ndërsa kishte vënë një palë syze me kornizë ari dhe një kapele bejsbolli në kokë.

Ndërsa Cristiano e publikoi këtë imazh të storjet e tij në Instagram, Georgina e ndau të njëjtën fotografi me ndjekësit e saj dhe shkroi një përshkrim të ëmbël përbri saj.

“E vetmja gjë që më pëlqen më shumë se ti jemi ne”, kanë qenë fjalët e Rodriguez në Instagram.

Georgina dhe Cristiano kanë qenë të izoluar me familjen e tyre – Cristiano Jr, binjakët e Ronaldos Eva dhe Mateo, tre vjeçarë, dhe vajza e tyre Alana, dy vjeçe, pasi ishin zhvendosur nga Portugalia në Torino në veri të Italisë.

Cristiano festoi të mërkurën ditëlindjen e dhjetë të djalit të tij, Cristiano Jr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *