Dështon keq, Amerikanët po i bojktojnë tubimet e Trump. Raportohet se diferenca tani është 14 pikë përpara Baiden

Dështon keq, Amerikanët po i bojktojnë tubimet e Trump. Raportohet se diferenca tani është 14 pikë përpara Baiden

Fushata e Presidentit amerikan Donald Trump e mbajtur në Tulsa tregoi se qytetarët janë të pakënaqur me qeverisjen e tij.

CNN, nje media kritike ndaj Presidentit, raporton se nisur nga pjesëmarrja shumë e ulët, shefi i fushatës së Trump Brad Parscale rrezikon të humbasë vendin e punës .

Parscale është shprehur se qindra mijëra njerëz kishin aplikuar për bileta por rezultoi e kundërta, stolat mbetën bosh. Mendohet se vetëm 6,200 njerëz morën pjesë në tubim, shumë më pak nga herët e kaluara ku në fushatën e Trump mblidheshin mbi 12 mijë persona.

Organizatorët e fushatës kishin ndërtuar edhe një skenë jashtë pasi ishte thënë se pjesëmarrja do të ishte më e madhe. Atje priteshin të mbaheshin fjalime të shkurtra nga Trump dhe Mike Pence ,por edhe ato fjalime u anuluan.

Ndërkaq edhe vajza dhe dhëndri i kreut të Shtëpisë së Bardhë të cilët janë gjithmonë të pranishëm në fushatat e tij, janë indinjuar me Parscale për keqmenxhimin e gjithë situatës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Parscale fajëson protestuesit e lëvizjes ‘Black Lives Matter’ që bënin thirrje që të mos shkonin në atë tubim. Parscale fajësoi gjithashtu edhe mediat të cilat publikuan lajme të rreme duke paralajmëruar njerëzit që të qëndronin larg grumbullimeve për shkak edhe të Covid-19.

Trump qëndron më mbrapa në sondazhe në krahasim me Joe Biden në shtetet ku do të zhvillohen betejat më të rëndësishme elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *