Berisha: Liga e pèrbashkët Kosovë – Shqipëri shumè e mirèpritur

Berisha: Liga e pèrbashkët Kosovë – Shqipëri shumè e mirèpritur

Në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së, kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ka folur për stërvitjet personale, edicionin e ri, Ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe ndeshjet e Kosovës A.
“Kjo situatë nuk ka qenë aspak e zakonshme për ne lojtarët. Megjithatë, forma fizike është shumë e rëndësishme dhe jam munduar të stërvitem në kushte shtëpiake dhe në ambient të hapur. Ju bëj apel të gjithë lojtarëve/eve që të mos ndalen”, është shprehur Berisha.

Basketbollisti pejan shton se Liga e Përbashkët Kosovë-Shqipëri është shumë e mirëpritur. “Sigurisht se e përkrahim Ligën e Përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është një ëndërr e realizuar për shumë shqiptarë. Besoj se kjo Ligë do të ishte shumë interesante dhe me interes për publikun mbarëshqiptar. Do të kishte rivalitet dhe do të ishte një risi e mirëseardhur për të gjithë ne”, nënvizon tutje kapiteni i Kosovës, i cili ka folur edhe për synimet me “Dardanët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *