Sa na kishte munguar! Çiljeta rikthehet me një super projekt pas një viti ‘pushim’

Sa na kishte munguar! Çiljeta rikthehet me një super projekt pas një viti ‘pushim’

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga duket se mori kohën e saj për të pushuar pas publikimit të projektit të fundit me Estto-n, në gusht të vitit që lamë pas.

U bë thuajse një vit që këngëtarja nuk kishte lançuar asnjë projekt të ri, mirëpo pritja për fansat mori fund!

Këtë verë, Çiljeta po punon për një këngë të re e cila do të jetë bashkëpunim.Gjejeni pak sa vjeç mbush sot Çiljeta Xhilaga?

Projekti i ri do të titullohet “M’ke harru” dhe është një projekt i përbashkët me këngëtaren Marsi.

Kjo e fundit ka ndàrë pamje nga xhirimet e klipit në Instagram, ndërsa ka etiketuar edhe Çiljetën.

“M’ke harru” do të lançohet së shpejti dhe u bëmë tepër kuriozë t’i dëgjojmë vajzat në një bashkëpunim.

Së fundmi, Çiljeta realizoi gjithashtu gërshetat e famshme të momentit dhe nuk e dimë nëse ky do të jetë look-u i saj në videoklip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *