“Rikhehet” në muzikë, Ferkiu i TNT interpreton hitin e vjetër “Kujtimet”

“Rikhehet” në muzikë, Ferkiu i TNT interpreton hitin e vjetër “Kujtimet”

Shumë vite më parë, grupi TNT me në krye solistin Ferki Shala, me këngët e tij fitoi simpatinë e shumë fansave.
Madje këngët e tij edhe pas shumë vitesh, vazhdojnë të mbesin hite të pashlyeshme në mendjen e publikut.

Ka shumë vite që ai ka hequr dorë nga muzika që bënte, duke u orientuar në religjion e duke kënduar ilahi.

Së fundmi ai është shfaqur së bashku me Bekim Hallaqin duke e shoqëruar në këngën e bukur “Kujtimet”, e duke rikthyer edhe njëherë këtë këngë me ngjyrën e veçantë të zërit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *