Opinion nga Enver Robelli : Keni pasur kohe per te shmangur kete dite…

Opinion nga Enver Robelli : Keni pasur kohe per te shmangur kete dite…

Shkruan Enver Rrobelli

…kjo nuk eshte dite per patriote te rrejshem. Kur ne vitin 2010 u miratua Raporti i Keshillit te Europes per shume te zeza te luftes dhe pasluftes, ata qe permendeshin aty duhej te largoheshin menjehere nga politika. Kete shans e paten edhe kur te gjeturat e Raportit te Keshillit te Europes u konfirmuan nga nje prokuror amerikan. Kete shans e paten kur filluan pergatitjet nderkombetare per themelimin e Gjykates Speciale. Zgjodhen nje rruge tjeter – ate te sabotimit te drejtesise, aleancave joparimore, kurtheve politike. U perdoren instrumentet e shtetit te kapur. Drama e dhjetorit te vitit 2017 kur synohej shperberja e Gjykates Speciale (ambasadori amerikan dhe diplomate te tjere duke nderhyre gati fizikisht kunder deputeteve), letra derguar Mike Pompeos etj. jane disa nga keto perpjekje per t’ia lozur lojen bashkesise nderkombetare. Nderkohe numri i deshmitareve pakesohej. Ata pak deshmitare qe kane mbetur jane kryesisht ne vendet perendimore. Kane pasur kohe per te shmangur kete dite te gjithe – si te prekurit nga njoftimi i sotem, ashtu dhe partite politike dhe ata qe marrin pjese ne zgjedhje. Populli! Ne vend te kesaj disa zgjodhen rrugen e lojerave politike, te tjeret s’treguan largpamesi shtetformuese e shtetndertuese, e populli votues nuk e gjeti fuqine per ndryshime cilesore politike. Tash komentet e flakta nuk bejne pune. Pas e keni nje dekade pothuaj te humbur. Pergjegjesi politike bartin te gjithe ata qe e sollen situaten deri ketu. E sidomos ata qe sot i mbushin kusite me lot krokodili. Gati te gjithe e keni ditur çka po beni. Jo çdokush duhet te shperblehet me postet me te larta politike. E tash? Te shpresojme se Kosova do te dale sa me pak e demtuar nga papergjegjesia e pjeses me te madhe te klases politike. Nje mesim per te ardhmen: hallet personale te politikaneve nuk duhet te shnderrohen ne halle shteterore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *