Nuk ka Serie A për Thiago Silva, mbrojtësi brazilian pranë transferimit në Premier League

Nuk ka Serie A për Thiago Silva, mbrojtësi brazilian pranë transferimit në Premier League

Thiago Silva do të largohet në fund të sezonit nga PSG-ja. Mbrojtësi Brazilian nuk ka rinovuar kontratën e tij dhe dëshi.ron një aven.turë të re. Lajmi për largimin e tij është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv Leonardo.

Tashmë lojtari kërkon të provojë një aven.turë të re, por duket se nuk do të jetë Italia në të ardhmen e tij. Everton, Tottenham dhe së fundmi Ëolves janë futur në garë për të marrë kartonin e tij. Në këtë mënyrë, Milani ngelet sërish “thatë” duke mos firmosur me ish-mbrojtësin e tyre.

Thiago Silva do të qendrojë deri në përfundim të ndeshjeve të Champions League që do të ketë PSG-ja, ndërsa nuk përjashtohet që zyrtarizimi I tij në Premier League të bëhet edhe gjatë këtyre ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *