Lulzim Balla “Askush nuk e  përdhos dot luftën çlirimtare”

Lulzim Balla “Askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare”

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në një shkrim në Twitter për akuzat ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit. Sipas kryedemokratit, askush nuk mund të përdhosë luftën çlirimtare, ndaj Veseli e Thaçi do dëshmojnë para botës drejtësinë e kauzës për liri.

Reagimi në Twitter i kryetarit Basha: Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë. Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *