Formimi i KQZ/ Bylykbashi dhe Vasili: Me këtë marrëveshje garantohet rotacioni politik

Formimi i KQZ/ Bylykbashi dhe Vasili: Me këtë marrëveshje garantohet rotacioni politik

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik pas mbledhjes me maxhorancës kanë thënë se më ketë marrëveshje do të garantohet rotacioni politik. Oerd Bylykbashi u shpreh se janë vendosur disa garanci që maxhoranca të mos kapë KQZ-në.

“Kemi siguruar garancinë që procesi i ngritjes së KQZ-së të mos ketë persona të emëruar politikisht dhe të mos kontrollohet nga maxhoranca. Opozita bëri të mundur që të gjitha garancitë për zgjedhësit shqiptar të jetë të plota. Kemi dakordësuar dhe çështje të tjera që kishin mbetur pezull si, policinë, prokurorinë dhe krìmet zgjedhore. Në zgjedhjet e ardhshme do të garantohet rotacioni politik”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili tha se roli i opozitës nga sot është ruajtja e garancive dhe kërkesa e llogarisë për zbatimin e çdo pike të kësaj marrëveshje që është arritur.

“Opozita dha një provë të rëndësishme për integritet politik dhe moral. Maxhoranca donte t’i ikte kësaj marrëveshje. Sot pas këtyre ndryshimeve që përcaktojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sot futemi në një fazë të dyë që lidhet me një kusht shumë të rëndësishëm, që është zbatimi i kësaj Reforme Zgjedhore. Ne do të bëjmë presion të rrreptë që çdo fjali e miratuar këtu të zbatohet deri në fund dhe kjo ka lidhje me një moment historik për rotacion politik dhe për prerjen e duarve për të gjithë ata që donin të vidhnin vota”, u shpreh Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *